Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Njëri ka ndodhur rreth orës 14:00, kur një burrë ka kërcënuar gruan e tij.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ani pse nuk ka dhënë detaje të hollësishme.
“Podujevë 29.12.2022 – 14:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Kurse, rasti tjetër është raportuar nga një grua, e cila ka thënë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info