FOTO/ILUSTRIM
Lokale - eSIMy

Një person është gjetur sot i vdekur në një rrugë në Podujevë, ka raportuar Gazeta Sinjali.

I ndjeri kishte dalë me biçikletë, por nuk u kthye në shtëpi i gjallë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe Emergjenca.

Vdekjen e tij e ka konfirmua mjeku kujdestar, i cili pas ekzaminimit për shenjat vitale, ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima vuante nga një sëmundje dhe dyshohet se shkaktari i vdekjes mund të ketë qenë gjendja e tij e rënduar shëndetësore.

Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në atë pjesë, që do të dëshmojnë për rrethanat në të cilat ka vdekur 67-vjeçari. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Llapi.info ka kontaktuar me zyrtarë policorë, por të njëjtit deri më tani nuk kanë dhënë detaje tjera. Portali do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info