Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi që është raportuar i zhdukur në Pejë. Përmes një njoftimi në Facebook, PK ka publikuar foton e 20-vjeçarit të zhdukur, raporton Gazeta Sinjali.
I riu që u zhduk dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij është Hazir Bresilla, i lindur në Pejë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.