Policia ndalon një autobus në Merdar: Detaje se çka u konfiskua Policia e Kosovës ka bastisur një autobus në pikën kufitare në Merdar, raporton Llapi.info.
Gjatë kësaj kontrolle, në të njëjtin autobus janë gjetur rreth 1 mijë fishekë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës;
PKK Merdare, 25.12.2022 – 21:50. Është raportuar se në dalje të RKS-së gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62mm. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.