Lokale - eSIMy

Një aksident zingjiror është shkaktuar në Polac të Skenderajt.

Tri vetura me targa vendore janë përfshirë.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit janë lënduar tetë persona

Njoftimi nga PK:

Fsh. Polac, Skenderaj 24.12.2022 – 17:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të 3 (tre) veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 8 (tetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.