Gazeta Sinjali raportoi sonte për një ngjarje tragjike që ka ndodhur pak minuta më parë në Pejë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një banese.
Sinjali mëson se viktima është Gentrit Miftari, rreth 30-vjeç dhe sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
79AF6F1C F62F 4751 9A9A 74BC8F4269E2
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.