Kolona të gjata janë krijuar të shtunën në pikën kufitare në Merdar, raporton Llapi.info.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra për Menaxhim Kufitar, në hyrje pritjet janë mbi një orë, kurse kolona ka arritur deri në 700 metra.
Për dallim nga hyrja, në dalje nuk raportohet të ketë kolona dhe pritje.
Pika Kufitar në Merdar është e ngarkuar nga mërgimtarët të shumtë, të cilët kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit në vendlindje./Llapi.info