Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i shoqëruar nga zëvendësministri Hysen Durmishi, dhe kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, kanë mbajtur konferencë për medie për rrugën Prishtinë-Podujevë.
Ministri Aliu tha se ka thënë se kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga ministri i Financave, Hekuran Murati lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.
Sipas tij, në total në Ligjin e buxhetit për këtë rrugë janë 22.3 milionë euro. Ministri shtoi se problemet që i kanë pasur me këtë rrugë tashmë janë zgjidhur.
“Pra jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë. Segmenti do të jetë pesë lote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jete e ndarë në katër lote dhe shtoi se loti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Podujevë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash”, tha ai./eo