Si edhe herëve tjera, edhe për këtë fundvit, komuna e Podujevës ka lëshuar parkingun për veturat e mërgimtarëve, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar vetë komuna e Podujevës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

Njoftimi i plotë:

Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit, Komuna e Podujevës duke u uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, do të liroj hapësirën në pjesën e përparme brenda oborrit të ndërtesës së re të Komunës për shfrytëzimin e parkingut të automjeteve me targa të huaja nga bashkatdhetarët të cilët qëndrojnë për pushime në Komunën e Podujevës, dhe jo vetëm.

Periudha e shfrytëzimit të parkingut vlen nga 24 dhjetor 2022 deri më 10 janar 2023. Për të gjithë mërgimtarët rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme në vendlindje.