Një person është arrestuar në rrugën “Fitorja” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në njoftimin e saj ditor.
“Rr. Fitorja, Podujevë 21.12.2022 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuasr PK./Llapi.info