Një pronar i një marketi në fshatin Lladoc të Podujevës ka hasur në para fals nga një klient, shkruan Llapi.info.
Për këtë, ai ka lajmëruar Policinë e Kosovës, teksa këta të fundit e kanë bërë të ditur rastin në raportin e saj ditor.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka thënë se nga klienti kishte pranua tri kartëmonedha nga 5 euro, të cilat ishin të falsifikuara.
Monedhat janë sekuestruar nga zyrtarë policorë, ndërkohë që rasti po vijon të hetohet.
Deri më tani, nuk raportohet për të arrestuar./Llapi.info