Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e narkotikëve, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë 8.67 gram, një rizlle dhe një thikë.
I dyshuari është kapur nga zyrtarë policorë dhe është dërguar në stacion.
I njëjti është intervistuar, kurse me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë./Llapi.info