Një person është arrestuar në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar për  veprën “sulm”, si dhe gjatë kontrollit i është gjetur një armë pa leje.

“Sot në rrugën “Fitorja” në Podujevë, nga njësitë e stacionit policor, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili, me datën 20.12.2022, ishte i përfshirë në një rast sulmi që kishte ndodhë në fshatin Letanc, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Llapi.info