Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar ajo për Llapi.info.
Më poshtë pamjet:






