Dy mërgimtarë nga Podujeva kanë humbur jetën tragjikisht të premten në Gjermani, raporton Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, të dy personat u goditën nga treni, teksa po kalonin hekurudhën.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Wiesbaden.
Për rastin në fjalë ka raportuar dhe gazeta gjermane, Bild.
Ndërkohë, siç mësohet, viktima janë Admir Seta 41-vjeçar dhe Leutrim Hyseni 31-vjeçar./Llapi.info






