Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sot është bërë inaugurimi i fitnesit ambiental në Parkun e Qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në rrjetin social, Facebook, thotë se vlera e këtij projekti është 13 mijë euro, projekt ky i cili është financuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Postimi i plotë:

Inauguruam fitnesin ambiental në Parkun e Qytetit

Me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj sot përuruam fitnesin e hapur në Parkun e Qytetit, prapa kafiterive të Lumit Llap.

Fitnesi ambiental përbëhet nga dy pjesë, nga pjesa e hekurt për pesha trupore dhe pjesa tjetër përfshinë pajisje për persona me nevoja të veçanta, pajisje mekanike, biçikleta dhe pajisje të tjera për stërvitjen e të gjithë muskujve trupor.

Vlera e këtij projekti është 13 mijë euro, projekt ky i cili është financuar nga DKRS.

Ne planifikojmë që komplekse të tilla sportive të ndërtojmë gjatë vitit 2023 edhe në parkun e paqes dhe zona të tjera të frekuentuara nga qytetarët e Podujevës.