Komuna e Podujevës ka njoftuar se nesër do të vihet gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, ky stacion do të ndërtohet në hapësirën mes shkollës “Xheladin Rekaliu” dhe Qendrës tregtare “Park Plazza”.
“Njoftohen mediat dhe qytetarët se të premten(nesër) nga ora 11:00 vihet gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Komunën e Podujevës. Në vendosjen e gurthemelit marrin pjesë: Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Zëvendës Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Vendi: Në hapësiren mes shkollës “Xheladin Rekaliu” dhe Qendrës tregtare “Park Plazza”. Ftojmë mediat ta përcjellin këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.
E në vend të stacionit aktual, siç ishte premtuar gjatë fushatës kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të ndërtohet Tregu i Gjelbërt./Llapi.info






