Reshjet intensive të shiut që vazhduan gjatë gjithë natës kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Vërshime, sipas banorëve, ka pasur mëngjesin e sotëm në fshatin Siboc.
Në pamjet që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se rrugët dhe arat në këtë pjesë janë “pushtuar” nga uji.
Vërshime janë raportuar edhe në fshatin Sfeçël dhe Lluzhan./Llapi.info.
Më poshtë videot nga fshati Siboc i Poshtëm:






