Lokale - eSIMy

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka thënë se pritet që trupat e KFOR-it të veprojnë së shpejti në Veri, aty ku tash e disa ditë po qëndrojnë barikadat.

Gjyshinca ka thënë se Serbia është ekspozuar me veprimet e saj kohëve të fundit dhe për një gjë të tillë, Gjyshinca ia lë meritat Qeverisë Kurti.

“Është ekspozuar në mënyrë të jashtzakonshme Serbia, ditëve të fundit. Dhe po e shihni kritikën, presionin që po bie nga BE-ja dhe SHBA-të… unë mendoj që kjo ka qenë nga vendimet taktike dhe të duhura të kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.Krahas kësaj, deputeti Gjyshinca ka thënë se priten veprime të KFOR-it për barikadat që po zënë vend në Veri tash e sa ditë.

“Ka një punë që po bëhet nga Qeveria e Kosovës bashkë me trupat e KFOR-it dhe padyshim që, prej asaj ç’ka di un, pritet që së shpejti të ketë veprime atje”, ka thënë Gjyshinca gjersa ka theksuar se “Barikadat nuk do të normalizohen”.RTV Dukagjini/