Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Sinjali.
Osmani ka thënë se sot është ditë historike dhe moment historik për vendin.
Ajo u shpreh se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies së patjetërsueshme.
“14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo






