Lokale - eSIMy

Një vetaksident në trafik ka ndodhur në Parkun Nacional të Gërmisë në Prishtinë, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e cila ka mbetur në hapësirën e pyllit. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Kujtojmë se aksidentet në trafik janë të shpeshta, e sidomos gjatë stinës së dimrit kur rrugët janë me ngrica.