Lokale - eSIMy

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare komunale, QKMF po kërkon një doktor të Stomatologjisë dhe një mirëmbajtës.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve për pozitën Stomatolog është 15 ditë, pra, nga data 12.01.2023 – deri më datën 26.01.2023, kurse për pozitën mirëmbajtës afati i hapur nga 28.12.2022- deri më 11.01.2023

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë.

Duke klikuar këtu, mund t’i lexoni të gjitha kushtet dhe mënyrën e aplikimit për pozitën Stomatolog.

Duke klikuar këtu, mund t’i lexoni të gjitha kushtet dhe mënyrën e aplikimit për pozitën Mirëmbajtës./Llapi.info