Një person është arrestuar në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti kishte qenë duke vozitur, ndërkohë që është ndaluar nga zyrtarët policorë për kontroll.
Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur një pistoletë me gaz dhe një karikator.
I dyshuari është intervistuar në Stacionin Policor në Podujevë dhe i njëjti është liruar më pas në procedurë të rregullt./Llapi.info






