Lokale - eSIMy

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se sado e vështirë që të jetë, nuk ka dorëzim.

Ai u ka bërë thirrje veçanërisht serbëve në veri të jenë të qetë dhe paqësor, si dhe ka kërkuar që mos të bien pre e prvokimeve.

Pasi policia dhe EULEX u sulmua nga grupe kriminale në veri, BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.