Llapi.info ka raportuar mbrëmë pasmesnate për një vetë-aksident që ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i ka thënë portalit Llapi.info se nga ky vetë-aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.
“Sot rreth orës 00:05, kemi pranuar informatën se në rrugën Dumnicë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka deklaruar ajo.
Përveç Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes patën dalë edhe ato të zjarrfikësve.
Llapi.info ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjajres./Llapi.info







