Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Llapi.info për zjarrin e madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Peran të Podujevës.
Siç ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, një mobilieri është përfshirë nga flakët, e cila gjendet sipër një pompe të derivateve.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran rë Podujevës, ku nga zjarri është përfshi një dyqan (mobileri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin, Zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti./Llapi.info






