Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të vendit, shkruan Llapi.info.
Vërshime ka pasur sot edhe në fshatin Tërnavë të komunës së Podujevës.
Kështu kanë thënë banorë të kësaj ane, duke dërguar edhe pamjen në adresë të Llapi.info.
Sipas tyre, këto përmbytje vinë si pasojë e disa punimeve që janë kryer nga një kompani në trotuare, ku, siç thonë ata, është ngushtuar kanali i ujit – dhe si pasojë e kësaj, uji po del rrugës dhe arave të këtij fshati./Llapi.info.
Më poshtë pamjet:






