Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se pasi kaloi në votim në komisionin për buxhet, nisma legjislative për tërheqjen e 30% parave nga Trusti mund të votohet shpejt në Kuvend.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit sidomos atyre te shumicës për reflektim duke i bërë thirrje që të votojnë për.
Postimi i plotë:
Ne mbledhjen e sotme te Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere kaloi Nisma Legjislative për Trustin.
Së shpejti kjo nismë do të votohet edhe në Kuvend ku qytetarët presin votën Pro.
Reflektimi i deputetëve për këtë çështje është i domosdoshëm në këtë kohë krize dhe inflacioni.






