Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku mes trenit të linjës Prishtinë-Pejë dhe një veture, ka ndodhur sot në kryeqytet.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihet vetura e goditur nga treni.

Përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë policia rrugore e cila po merret me rastin./IndeksOnline/