Tre punëtorë të një marketi në Gjilan kanë arritur ta ndalojnë një person i cili nën kërcënimin e armës, ju ka grabitur paratë nga arka.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.






