Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se të njëjtit kanë vjedhur gjëra të ndryshme për disa ditë më radhë.

“Rr. Zahir Pajaziti 26.11.2022 – 15:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshon për disa raste te vjedhjeve të rënda. Dyshohet se kanë vjedhur veshmbathje në tregun e qytetit, bateri nga dy kamionë si dhe një radio nga një veturë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar PK.

Rastet kanë ndodhë në periudhën 21 deri 26 nëntor 2022, në lokacione të ndryshme.  Dy persona e arrestuar në Podujevë janë 18-vjeçarë./Llapi.info