Kryetarit të komunës së Podujevës i është vjedhur Facebook-u i tij personal, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar vetë ai në faqen e tij, duke njoftuar se tani po dërgohen edhe mesazhe me përmbajtje jo etike, e po ashtu po kërkohen edhe para.
Postimi i plotë:
Ata që kanë hakuar llogarinë time në facebook, siç po më njoftojnë miqtë, janë duke kërkuar para nga llogaria ime, por edhe duke dërguar mesazhe të ndryshme jo etike.
Të gjithë miqve të facebook-ut, që po marrin mesazhe të ndryshme nga llogaria ime u kërkoj që t’i injorojnë ato dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi.
Nga organet e rendit kërkoj që rastin ta trajtojnë me urgjencë, të identifikohen keqbërësit dhe të dënohen.






