Në mbledhjen e 109 të Qeverisë së Kosovës, në rend dite është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin që tregon koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.
Për mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8, kurse për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të nivelit të ulët është propozuar koeficient 5.6.
Me koeficient 5.2 janë vlerësuar mësimdhënësit në institucionet parashkollore.
Sa i përket profesorëve, është propozuar që ata të rregullt të kenë koeficient 12.4, ata të asocuar koeficient 11.4, kurse me 10.4 janë vlerësuar profesorët asistent







