Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” e ka cilësuar të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit për targat pas kërkesës së SHBA-ve.
Kelmendi thotë se Kosova pa bashkëpunim me SHBA-të nuk ka të ardhme.
Ai tutje thekson se dje në Bruksel, Borrel dhe Lajçak, punuan dhe morën qëndrim në llogari të shtetit serb.“Pa SHBA-të nuk ka të ardhme Republika e Kosovës. Vendimi i Qeverisë ne Prishtinë eshte i logjikshëm. Kosova pa bashkëpunim me SHBA-te nuk ka ku shkon.Në Bruksel u pa se si Borel dhe Lajçak i shkelen qëndrimet e UE -së, në planin e njohur, si “francezo-gjerman”. Ne Bruksel Borel dhe Lajçak, punuan dhe morën qëndrime në llogari të shtetit serb, përkatesisht të neoshovinizmit serbomadh, ndersa, në konferencë per shtyp fajësuan Kosovë në kohën kur shkaktare e gjendjes është vetë Serbia.Çdo kush i din pikesynimet e shtetit serbomadh ndaj Kosovës. Ne Bruksel njihet krimineli Vuciq dhe vetë udheheqja shoviniste serbe.E tërë kjo injorohet nga Borel dhe Lajçak dhe veprohet ne emër të UE-së në dëm të shtetit të Kosovës” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”
Tutje Kelemendi thotë se është e pakuptimtë se si Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i toleron veprime të tilla anti-union nga Borrel dhe Lajçak.Ai thotë se të dy përfaqësuesit e BE-së po e mbrojnë neoshovinizmin serbomadh.
“Ajo që ështe e pakuptimtë është fakti pse z.Ursula Von der Leyen, si Presidente Komisionit te Evropës i toleron këto veprime anti-union nga Borel dhe Lajçak. Këta të dy de-fakto po e mbrojnë neoshovenizmin serbomadh dhe po përpiqen te ç’bëjnë Republikën. Në keto kushte, përkrahja e SHBA-ve është e domosdoshme. Pa Washingtonin nuk mund të shkohet në zgjidhjen e çështjes.Shtyrja per 48 orë është hap i mirë i Qeverise së Kosoves në Prishtinë.Besohet se edhe pas 48 oreve do te kete bashkepunim ne mes Prishtines dhe Vashingtonit, nuk ka rrugë tjetër” deklaroi Kelmendi për Gazeta Blic.Të njëanshëm në proces e ka cilësuar edhe presidentja Vjosa Osmani, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel.
Osmani në Facebook i’a ka listuar 15 marrëveshje të cilat i ka shkelur Serbia dhe të cilat thotë se Borrell do të duhej t’ia përmendte.“Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën:
1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit;2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar;
3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve;4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës;
5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së;6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite;
7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj;8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”;
9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët;10. Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj;
11. Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave;12. Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën poashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë;
13. Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve;14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera;
15. Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e pikave kufitare:” shkruan ndër të tjera Osmani në Facebook, raporton Gazeta Blic.






