KEDS-i ka njoftuar se nesër disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.
Njoftimi i plotë:
TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqël, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.






