Reshjet e shiut, të cilët kanë filluar nga dje, janë duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në disa pjesë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Si pasojë e reshjeve të mëdha, e po ashtu edhe grumbullimi i mbeturinave, ka bërë që disa përroska të bllokohen, e disa të dalin nga shtrati, duke përfshirë këtu edhe lumenjtë.
Llapi.info ka siguruar disa pamje nga fshatra të ndryshme të kësaj komune, ku vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme.
Në fshatin Repë, rreth 80 hektarë të mbjella me grurë janë nën ujë.
Më poshtë pamjet nga fshatrat; Repë, Konushec, Siboc dhe Batllavë, teksa në këtë fundit, uji ka mbërritur gjer në pragje të shtëpive:










