Lokale - eSIMy

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se të enjten ka udhëtuar nga Egjipti për në Kosovë për ta votuar buxhetin, dhe pastaj është kthyer përsëri për në Egjipt.

Pacolli në Egjipt, saktësisht në Sharm El- Sheik po merrte pjesë në një konferencë të OKB-së për ndryshime klimatike, shkruan Reporteri.net.

Pacolli teksa e ka ndarë këtë storie në llogarinë e saj në Facebook, ka marrë shumë komente nga qytetarët, të cilët e kanë pyetur se a është paguar me para të shtetit udhëtimi i saj.

Pacolli ka thënë se biletën për buxhetin e ka paguar vet. Ndërsa, ka bërë të ditur se biletat për udhëtim më 14 nëntor dhe kthim më 19 nëntor janë paguar nga Kuvendi.

Në Egjipt Pacolli ishte së bashku me delegacionin nga Kosova, ku bënte pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ata ishin pjesëmarrës në Konferencën COP27 për ndryshime klimatike.