Polonia ka rritur nivelin e gatishmërisë ushtarake, pasi një fshat i saj është goditur nga raketa ruse, ku është shkaktuar vdekja e dy personave.
Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Muller, në konferencë për media, ka thënë se Qeveria po e rrit nivelin e gatishmërisë ushtarake si reagim ndaj sulmit.
Ai ka konfirmuar vdekjen e dy personave.
Ai i ka thënë gazetarëve se Qeveria e Polonisë po e shqyrton mundësinë të aktivizimit të nenit 4 të Traktit të NATO-s, që nënkupton të ftohet një takim i shteteve anëtare pasi “integriteti territorial, dhe pavarësia politike e siguria”, janë kërcënuar.
“Ne kemi vendosur se do të analizohet nëse do të niset procedura sipas nenit 4 të Paktit të NATO-s. Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, do t’u mbajmë të informuar”, ka thënë Muller.
Çka thotë neni 4?
Neni 4 trajton konsultimet e përbashkëta midis vendeve të NATO-s që mund të mbahen nëse, sipas mendimit të ndonjë vendi të NATO-s, integriteti i tij territorial, pavarësia politike ose siguria ose ajo e një vendi tjetër të NATO-s do të kërcënohet.






