Lokale - eSIMy

Gazeta Sinjali raportoi sot për një vetaksident ka ndodhur sot te Liqeni i Livoqit të Gjilanit, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Për pasojë dy persona janë lënduar, të cilët janë nxjerrë prej automjetit nga ekipi i zjarrfikësve.

Policia ka njoftuar se sii pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar shoferi, i cili dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe një pasagjer që ishte bashkë me të.

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2022 rreth orës 05:00 në fshatin Livoq i Epërm komuna Gjilan, ka ndodhur një vet aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lëndime trupore kane pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të. Të lënduarit kanë marr ndihmë në emergjencën rajonale në Gjilan.”, njoftoi PK.