Llapi.info ka raportuar më parë për një vetëvrasje që dyshohet se ka ndodhur në fshatin Lladoc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Siç pati raportuar Llapi.info, i ndjeri është gjetur i varur pranë varrezave të këtij fshati. Rastin për Llapi.info e ka konifrmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka theksuar Ahmeti./Llapi.info






