Lokale - eSIMy

Një i ri është gjetur i vdekur sonte në fshatin Lladoc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Llapi.info mëson se bëhet fjalë për një 34- vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Siç mësohet, ndjeri kishte lënë veturën e tij diku në fshat dhe më pas është larguar.

Pas kërkimeve nga zyrtarët policorë, i njëjti është gjetur i varur në litar – pranë varrezave të fshatit Lladoc.

Ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Llapi.info ka kontaktuar me zëdhënësit e Policisë së Kosovës, por të njëjtit, deri më tani, nuk kanë dhënë detaje./Llapi.info