Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar sot në Podujevë për vjedhje të rëndë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti kishte vjedhur në një market në vlerë rreth 400 euro.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende (pije, cigare etj, në vlerë rreth 400 euro), është arrestuar, nga ana e policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar i mitur, mashkull, është dërguar në mbajtje.