Pas letrës së sotme që lideri i opozitës, Memli Krasniqi, i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK, LDK, AAK për takim nesër paradite.
Burime nga Zyra e Kryeministrit bëjnë të ditur se Albin Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së Ramush Haradinaj për takim të martën.
Po ashtu, burime brenda PDK-së kanë konfirmuar se kreu i PDK-së Memli Krasnjqi ka konfirmuar takimin me kryeministrin Kurti.
Gazeta Blic raporton se edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj do të jenë prezent në këtë takim.






