Një grua 83 vjeçare është gjetur e vdekur në një veturë në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
“PKK Merdare 05.11.2022 – 21:40. Raportohet se në Pikëkalimin kufitar Merdare kanë ardhur dy meshkuj dhe një femër kosovar-e, të cilët ka njoftuar policinë se në makinën e tyre gjendet një familjare e tyre kosovare 83 vjeçare e cila dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






