Mesto: Kosovska Mitrovica Datum: 28.09.2011 Dogadjaj: DRUŠTVO/VOJSKA/POLITIKA - nemaèki pripadnici KFOR obezbeðuju most u Kosovskoj Mitrovici Licnosti:
Lokale - eSIMy

Zëvendësekretari i NATO-s, Mircea Geoana, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.Geoana përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me emisarin special të BE’së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin, por thotë se KFOR’i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

“Fola me Përfaqësuesin Special të BE’së, @MiroslavLajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin.@NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”.