Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet që po vazhdojnë në parkun e pishave në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bulliqi ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë – njëkohësisht edhe duke i ruajtur ato.

Postimi i plotë:

Mëngjesi nga pamjet e mrekullueshme te hapësirat e Parkut të Pishave dhe Parkut Manchester.

Sot kemi vizituar punimet që janë duke u realizuar në “Parkun e Paqes” dhe në “Parkun Manchester”, ku pas intervenimit nga komuna janë pastruar hapësirat pothuajse në tërësi, janë ndërtuar kënde të lojërave për fëmijë, hapësira të rekreacionit si shahu e tavolinat e ping pongut dhe ishte duke u ndërtuar kinemaja e hapur(amfiteatri).

Poashtu janë vendosur pushimore, shporta të mbeturinave, çezmja për ujë të pijshëm.

U ndava shumë i kënaqur me punimet dhe pamjet që kanë marrë këto hapësira. Ndërsa tash nevojitet mirëmbajtje e përkujdesje nga secili qytetar, andaj edhe kërkoj nga të gjithë qytetarët që i shfrytëzojnë këto hapësira të kujdesen për to.