Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Siç mëson portali, dyshohet se shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Llapi.info është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës./Llapi.info