Lokale - eSIMy

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj ishin të pranishëm në manifestimin e organizuar për nder të ditës së Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Zahir Pajaziti”, në Orllan, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Në këtë organizim ishin të pranishëm, familjarë të heroit, familje të dëshmorëve, drejtori i shkollës, personel arsimor, këshilli i shkollës, pjestarë të KFOR-it, pjestarë të Policisë, nxënës dhe prindër.

Bajram Pajaziti, vëllau i heroit Zahir Pajaziti, mbajti një fjalë rasti i cili falënderoi të gjithë të pranishmit që u bënë pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme me shënimin e Ditës së Shkollës SH.F.M.U “Zahir Pajaziti”, në Orllan dhe në ditëlindjen e 60-të të kryekomandantit, Zahir Pajaziti.

Drejtori i Arsimit, Avni Fetahu tha “Sot në përvjetorin e shkollës “Zahir Pajaziti”, kujtojmë jetën, veprën dhe sakrificën e heronjve tanë që nuk kursyen as të shenjtën jetë për të mbrojtur dhe jetësuar idealit e popullit tonë, idealin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës kishin përgatitur program të pasur artistik e kulturor në shënim të kësaj ngjarje. Poashtu pjesë e këtij program artistik ishte edhe këngëtari, Ismet Behxheti i cili interpretoi këngë kushtuar heronjve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Llapi.info