Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, duke vjedhur një shumë parash të gatshme dhe stoli ari dhe një pasaportë.

Pa dhënë detaje tjera, policia po vazhdon hetimet, ndërkohë që rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info