Lokale - eSIMy

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë ka reaguar pas përleshjes mes këshilltarëve komunalë të kësaj partie në këtë komunë, shkruan Llapi.info.

Kjo parti me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot në mbledhjen e kryesisë së qendrës dhe grupin e këshilltarëve komunalë, incidenti që ndodhi sot.

Reagimi i plotë:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë ka mbajtur sot mbledhjen me kryesinë e Qendrës dhe grupin e këshilltarëve komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me ç’rast kemi diskutuar edhe për incidentin që ka ndodhur sot para objektit komunal.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Besianë shpreh keqardhje për këtë situatë të pakëndshme që ka ndodhur dhe shqetësimet e krijuara tek anëtarësia e Lëvizjes dhe qytetarët e Podujevës.

Pas trajtimit të rastit dhe ballafaqimit me këtë situatë të krijuar, problemi dhe secila mosmarrëveshje u tejkalua. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Podujevë do të vazhdojë me fuqinë dhe energjinë e saj që reformat përveç brenda Lëvizjes sonë nuk do të ndalen as në komunë për të cilat kemi marrë besimin qytetarë.

Jemi bashkë për Podujevën!
31.10.2022